FIVE TO ONE, 5 1

Çdo ditë, nga e hëna deri të premten, ora 11.00-12.00 një program nga Kozeta Kurti

Pesë programe, të përfshira  në një të  vetëm, një hapësirë që nuk lë jashtë asgjë dhe askënd; art, kulturë, kuriozitete dhe aspekte të jetës sociale.

Reflektim mbi jetën e përditshme, emocionet e prapaskenave në kinema, biografi, shkencë dhe inovacion dhe udhëtim në kujtime për më shumë interaktivitet për dëgjuesit.

4.png
kozeta-kurti-png

Autorja

Kozeta Kurti

Diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në vitin 2004. Ka punuar në mediat kryesore në vend, Top Channel, Vizion Plus, Radio Televizioni Ora, RTSH.  
1. Autore e librit « Era e ndryshimit », antologjia e parë e lëvizjes muzikore moderne të viteve ’90 në Shqipëri.
2. Përkthyese e « Nice girls don’t get the corner office », « Vajzat e mira nuk e marrin zyrën në qoshe » nga Dr. Lois P.Frankel (psikologji këshillimi)
3. Përkthyese e « Closer than you think », « Më afër nga sa mendoni” nga Deborah Henenghan (psikologji kliniciste)
4. Përkthyese e « Princess Bari », « Princesha Bari » nga Hwang Sok Yong (letërsi koreane)
5. Përkthyese e « Në muzg » nga Hwang Sok Yong.
6. Përkthyese e « Saga e Njalit », histori dhe legjenda islandeze
7. Bashkëautore e librit për femije « Cfarë muzike »
8. Përkthyese e veprës dramaturgjike « Drama e dy karaktereve » Tenesi Uilliams
2016- Autore dhe producente e showt muzikor : Albanian Pop Rock 90’s (Vizion Plus
2017- Autore dhe producente e showt muzikor : Ladies Pop Rock Concert (Digitalb)
2017- P.R. dhe zëdhënëse për shtyp e Festivalit të Këngës në RTSH.
2018- Përkthyese dhe producente e shfaqjes teatrale « Drama e dy karaktereve »
 
2018- Producente e shfaqjes teatrale « At’ Sergi »
2018- Autore dhe producente e showt muzikor « The Doors Tribute » (Vizion Plus)
2019- Autore dhe producente e showt muzikor « Albanian Pop Rock Duets » (Digitalb)  
2019- Autore e showt muzikor « Tramite L’Adriatico»
2019- Autore dhe producente e showt muzikor « Festoj shqip »
 
2020- Anëtare jurie e programit të përjavshëm « Stand up Albania »
 
2020- Autore dhe producente e showt muzikor « Albanian Pop Rock Love Songs » (RTSH)
2020- Autore dhe producente e showt muzikor « Një këngë, dy breza » (Vizion Plus)
 
2020-Autore dhe producente e koncertit televiziv « Tirona e Artjolës » (RTSH)
 
2020- Zëdhënëse e Festivalit të 59 -të të Këngës në RTSH
 
2021- Anëtare jurie në Festivalin « Kënga Magjike »
 
2021- Autore dhe producente e showt muzikor « Serenata 21 » (RTSH)
 
2021- Autore dhe producente e showt muzikor « Albanian Pop Rock Soundtracks/ Kur këndohej në film” (RTSH)
 
2021- autore dhe moderatore e programit 5në1 në MCN TV
2021- Autore e programit të mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH
2021- Autore dhe producente e showt muzikor “Djemtë e Detit dhe Gent Demaliaj Tribute”- RTSH
2021- Bashkë skenariste e edicionit të 60-të Festivalit të Këngës në Rtsh - RTSH
2022- Autore dhe producente e showt muzikor “Ladies in love” – RTSH
2022- Producente e koncertit recital të  Anxhela Peristerit “Aromë gruaje”- TOP CHANNEL
2022- Autore dhe producente e showt muzikor “Albanian Pop Rock/ Këngët e trevave” RTSH